Kryeministri Edi Rama vijon të tallet me kundërshtarët e tij politikë përmes videomontazheve.
Kreu i qeverisë ka publikuar në Instagram një video që të kujton aventurat e Charlie Chaplin dhe të dashurës së tij, ndërsa iu uron ndjekësve një fundjavë të gëzuar.
Në fytyrat e dy personazheve janë montuar demokratët Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Filmi me metrazh të shkurtër tregon peripecitë që has çifti për t’u takuar.
Duket që videomontazhe të tilla, janë mjaft argëtuese për kryeministrin e vendit pasi edhe më herët ka publikuar një të tillë ku Lulzim Basha dhe Sali Berisha ishin në rolin e balerinave, apo si çift të dashuruarish.





