Krahas replikave të shpeshta në media, ironitë e politikanëve tanë janë zhvendosur kohët e fundit më së shumti edhe në rrjetet sociale, ku etiketimet me video kanë qenë nga më të ndryshmet.
Përmes një videoje të shpërndarë në “Instagram”, kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD-së, Lulzim Bashën si dhe deputetë të tjerë, të cilët i ka shndërruar në “balerina”.
Në videon e publikuar nga shefi i qeverisë, përfaqësuesit e PD-së shfaqen duke kërcyer nën ritmin e muzikës.
Edhe pak ditë parë, Rama shfrenoi fantazinë teksa postoi një videomontazh ku shihej Lulzim Basha dhe Sali Berisha duke u përqafuar dhe në momente relaksi, si një "çift të dashuruarish".





