Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike mbi zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit, një proces që sipas PD-së është zhvilluar në shkelje të procedurave parlamentare.
PD ka deklaruar se në këtë proces janë keqpërdorur edhe firmat e deputetëve demokratë, të cilat, sipas saj, ishin tërhequr paraprakisht, dhe se Endri Shabani nuk ishte kandidaturë e mbështetur nga grupi parlamentar demokrat.
Por. Kushtetuesja konfirmoi sot se procedura e zgjedhjes së Shabanit si Avokat i Popullit është kryer komform ligjit dhe Kushtetutës.
Parlamenti votoi më 11 dhjetor Endri Shabanin si Avokat të Popullit, i cili mori 85 vota pro të deputetëve të PS-së dhe PSD-së dhe tre kundër. Ndërsa Partia Demokratike dhe Partia Mundësia nuk morën pjesë në votim.





