Kryeministri Edi Rama doli sot në disa rrugë të kryeqytetit ku ka këshilluar qytetarët që të shkojnë në banesat e tyre dhe të mos dalin pa pasur ndonjë arsye shumë të rëndësishme.

Rama ka shpërndarë në Facebook disa foto teksa flet me qytetarë të ndryshëm dhe u drejtohet që të shkojnë në shtëpi ndersa shkruan se ka zgjedhur që të dal pa maska dhe pa doreza për shkak se ka respektuar distancën prej 1 metër.

“SOT NË DISA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE

PROBLEM PENSIONISTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË

RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM

*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka.

E kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…

Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur.”, thotë Rama.