Kryeministri Edi Rama është kritikuar vazhdimisht nga kundërshtarët politikë për përdorimin e figurave publike në funksion të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një nga sportet e PS shfaqet mjeku Pëllumb Pipero, i cili u shpreh se mbështet socialistët. Për këtë spot, kryeministri Edi Rama është pyetur gjatë një interviste në “MCN TV”.

I pyetur nga gazetari nëse ishte e vërtet që e ka shkruar ai tekstin e spotit ku shfaqet Pipero, Rama është përgjigjur duke thënë se është plotësisht  e vërtetë.

Pjesë nga intervista:

Edhe Piperon tonë e kishe bërë spot.

Rama: Pse çfarë problemi ka. Në të gjithë botën e civilizuar personalitetet e të gjitha fushave mbajnë qëndrime publike për një palë apo një tjetër.

Pipero fliste për plazhet Pipero

Rama: Nuk fliste për plazhet ai mbajti një qëndrim publik dhe tha për sezonin turistik.

Ai thoshte që ka politikanë që thonë mos bëni vaksinën.

Rama: Është e vërtetë.

Atëherë tekstin e ke bërë ti?

Rama: Është shumë e vërtetë.