Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, ka bërë publike rezultatet e Këshillit Europian, të mbledhur një ditë më parë për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur e pa shtëpi.

Soreca shkruan në Twitter se Bashkimi Europian është në solidaritet të plotë më Shqipërinë në këtë kohë tepër të vështirë.

“Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh”-shkruan Soreca.