Pasi arriti të fitonte betejat me gjykatat, njëherë kur ia doli të rimerrte pasaportën e tij, e më pas kur e bindi Gjykatën e Apelit ta lirojë nga ‘arresti shtëpiak’, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tashmë shfaqet i qetë në rrjetet sociale duke shijuar lirinë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Tahiri ka publikuar disa foto ku shihet djali i tij buzë një liqeni, ndërsa ish-ministri e shoqëron postimin me një dixhiturë: #liqenipaemer dhe nje burre , shkruan ish-ministri me humor, ndërsa noton stil bretkose.

Kujtojmë se kohët e fundit Tahiri ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ndërsa njëherë është shfaqur teksa shëtit me kalë buzë detit dhe një ditë tjetër merret me rritjen e bletëve.