Pas vrasjes së 50-vjeçarit Ahmet Toska, në Fier, në prani të bashkëshortes së tij ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Në një postim në Facebook, Alibeaj shkruan se vrasja e qytetarit herët në mëngjes është “këmbana mortore e radhës që zgjoi qytetaret e Fierit si për t’iu kujtuar se realiteti i krimit është ai që ka kapluar këtë vend të qeverisur nga Rama”.

Alibeaj thekson s e sot më shumë se kurrë krimi mbretëron i pashqetësuar, ndërsa “klithmat e tmerrit të bashkëshortes së viktimës janë muzika funebre që Rama iu ka ofruar shqiptarëve prej 7 vitesh!”

Postimi i plotë:

Vrasja e nje qytetari, ne pike te mengjesit, eshte kembana mortore e radhes qe zgjoi qytetaret e Fierit si per t’iu kujtuar se realiteti i krimit eshte ai qe ka kapluar kete vend te qeverisur nga Rama.

Klithmat e tmerrit te bashkeshortes se viktimes jane muzika funebre qe Rama iu ka ofruar shqiptareve prej 7 vitesh!

Ajo eshte klithma qe ka dritheruar prej vitesh nje shoqeri te tere te ngelur ne pasiguri e ne frike. Eshte kerkesa per ndihme ndaj shtetit, qe kurre nuk i erdhi.

E sot, me shume se kurre kur krimi mbreteron i pashqetesuar, kur jeta e njeriut eshte zhvleresuar, kur ne vend te nevojes per pune, siguri, ekonomi, iu shfaqet fytyra e papergjegjshmerise se Rames, ndjejne se dufi i urrejtjes, zemerimit dhe nevojes per tu cliruar eshte zgjidhja e vetme!

25 prilli po afron! Tik-tak, tik-tak…