Policia dhe polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë të 22-vjeçarit që u mbyt dy ditë më parë te Gjiri i Lalëzit në Durrës.

Viktima është shtetasi me iniciale A.S., 22-vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se:

Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë.