Igli Tare duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë në lidhje me portën, një çështje që po kthehet në shqetësim.

Për momentin gjërat duken të prera, Reina titullar në Serie A ndërsa Strakosha titullar në Europa League, por ky është një status që gardiani kuqezi nuk e pranon lehtë, për më tepër që po tregon se është rikthyer në ditët e tij më të mira. Përjashto sfidën me Gallatasaria, Strakosha ka bërë mirë në Evropë, mbi të gjitha në dy përballjet me Marsejën.

Edhe vetë drejtuesit e klubit, Tare dhe Lotito, dëshirojnë që Strakosha të jetë titullar edhe në Serie A, ky do të ishte një sinjal i fortë që palët të negociojnë rinovimin e kontratës për të mos e humbur falas në fund të sezonit. Reina po shkon rreth të 40-tave, nuk jep garanci për të ardhmen, por as në këtë sezon nuk ka shifra brilante, përkundrazi: në 55 goditje që i kanë ardhur në kudrat ka pësuar 25 gola, afro një gol të pësuar në çdo dy goditje. Për këtë arsye edhe vetë trajneri Sarri po bindet gjithnjë e më shumë për ti dhënë minuta Strakoshës edhe në Serie A, në një kohë që edhe vetë trajneri dëshiron të qëndrojë gjatë në kryeqytet.