13 shtator 2015 – Sipas statistikave zyrtare të portit italian të Brindizit, në periudhën 8-mujore, janar-gusht 2015, nga ky port kanë lëvizur gjithsej 440 821 udhëtarë, 89.967 udhëtarë më shumë (+ 25,6 për qind) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga këta 161 724 ishin për Shqipëri, me një rritje prej 31 390 udhëtarësh ose 24.08 për qind në krahasim me të njëjëtn periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për Greqinë ishin 177 054 udhëtarë ose më pak se 30.143 (minus 14,55 për qind).

/portali DurresLajm/