7 gusht 2015 – Fluksi i pasagjerëve në mbërritje që zbresin në terminalin e trageteve në portin e Durrësit ka arritur në pikun e tij.

Vetem paraditen e së premtes me tri tragetet e Barit kanë mbërritur mbi 7000 pasagjerë dhe rreth 900 mjete. Pjesa më e madhe e pasagjerëve që mbërrijnë janë emigrantë, të cilët kthehen për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre. Pavarësisht këtij fluksi që sidomos në fundjavë është edhe më i madh, nuk ka pasur vonesa në kryerjen e procedurave doganore dhe në policinë kufitare, ku aktualisht po punohet me kapacitet maksimal me 30 sportele në shërbim të qytetarëve.

Vetëm gjatë kësaj jave kanë mbërritur rreth 25 mijë pasagjerë dhe rreth 4000 mjete.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/