Bregdeti i Durrësit është përfshirë sot nga një fortunal i vërtetë, me erëra të forta që fryjnë 23 m/s dhe dallgët e detit që shkojnë deri 7-8 ballë. Si pasojë e motit të keq, janë pezulluar të gjitha lundrimet në portin e Durrësit.
Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se dy tragete me 514 pasagjerë në total po presin në det të hapur deri në përmirësimin e motit. Konkretisht, Raphsody me 322 pasagjerë dhe 42 mjete, dhe “Rigelsi” me 192 pasagjerë në bord dhe 37 mjete.
Gjithashtu, autoriteti portal ka pezulluar edhe të gjithë aktivitetet e ngarkim-shkarkimit në port për shkak të erës së fortë.
Ndërkohë, rreth mesditës pritet edhe trageti Bridge nga Ankona, por nuk dihet ende se kur do të mbërrijë për shkak të kushteve atmosferike.
K.H.





