Gjatë muajit janar të këtij viti, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 42 anije dhe 79 tragete me mbi 280 mijë tonë mallra e afro 60 mijë udhëtarë.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në Terminalin Lindor janë përpunuar 6 anije, në atë Perëndimor 20 anije dhe në Terminalin e Kontejnerëve 16 anije të tjera.
Vetëm nga anijet tregtare janë përpunuar 217.521 tonë mallra gjithsej, afro 60 mijë tonë më shumë se sa në janar 2017.
Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim kanë kryer 79 lundrime me 59.861 udhëtarë në bord, si dhe 62.608 tonë mallra me kamionë dhe trajlerë.
Nga anijet dhe tragetet gjatë janarit 2018 janë përpunuar 67.230 tonë më shumë se sa në janarin e vitit të kaluar.