8.926 tonë llamarinë, që po shkarkohet sot në portin e Durrësit do të vijojë udhëtimin me kamionë drejt Kosovës.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se anija “Marikana” e ankoruar në kalatën 5 të portit, ka nisur shkarkimin e rrotativave të llamarinës, mall tranzit, porosi e një kompanie me qendër në Prishtinë.

Një pjesë e kamionëve që kanë mbërritur nga Kosova në Durrës pritet të marrin sot ngarkesën për të udhëtuar drejt kryeqytetit kosovar.

Para disa ditësh në Portin e Durrësit u hap Zyra Doganore të Kosovës. Sipas qeveritarëve në të dy vendet, kjo Zyrë përbën hapin e parë të rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës.