Matteo Berrettini është i detyruar të largohet nga Wimbledon për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë tenisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Më është thyer zemra! Kam pasur disa simptoma gripi dhe jam izoluar në ditët e fundit. Edhe pse ishin simptoma të lehta, vendosa që ishte e rëndësishme të bëj një test të mëtejshëm këtë mëngjes për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e kundërshtarëve të mi dhe të gjithë të përfshirëve në turne.

Nuk kam fjalë ta përshkruaj zhgënjimin tim. Ëndrra ka mbaruar për këtë vit, por unë do të kthehem më i fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.

Kështu numri 6 i tenisit botëror humbet një nga turnetë më të rëndësishëm të këtij sporti.

Italiani do duhej të përballej me Garin, megjithatë vetë 26-vjeçari njoftoi se nuk do të ketë më mundësi ta vazhdojë këtë rrugëtim.