Një aksion i gjerë policor anti-drogë është zhvilluar në zonën turistike të Riminit në Itali ku si rezultat kanë rënë në pranga 7 persona, 3 prej të cilëve shqiptarë.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe disa shtetas afrikanë, një 29 vjeçar nga Nigeria që drogën e fshihte tek stolat e parkut, ndërsa një tjetër nga Gambia, drogën e ruante nëpër paketat e cigareve dhe hiqej si shitës ambulant.

3 shqiptarët e rënë në pranga punonin veçmas. Në pranga ka rënë një 34 vjeçar që së bashku me të dashurën e tij shqiptare, të moshës 27 vjeçare, drogën e shpërndanin nëpër klubet e natës, raportojnë mediet lokale.

Shqiptari tjetër i arrestuar, një 25-vjeçar, u kap në zonën turistike në qendër të Riminit me një sasi prej 30 gramësh kokainë dhe marijuanë.

Të arrestuarit e tjerë janë shtetas nga Senegali, të dënuar më parë për shpërndarje droge.