Real Madrid duket se është dorëzuar plotësisht përsa i përket titullit kampion në La Liga dhe të gjithë e kanë mendjen te trofeu i dhjetë nëChampions League. I këtij mendimi është edhe kapiteni i "Los Blancos" Iker Casillas, i cili në një intervistë për mediat vendase ka folur edhe për situatën në të cilën ndodhen madrilenët.

"Do të firmosja që të isha – 25 pikë larg Barcelonës duke fituartë dhjetën", është shprehur Casillas.

Duke thënë të dhjetën, portieri madrilen ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për trofeun e 10-të në Champions League duke ditur që deri tani Real Madride ka fituar plot 9 herë.