25 prill 2015 – Një nxënës në një shkollë të mesme në Kinë ka marrë mbi shpinë përgjegjësinë për shokun e tij të ngushtë. Kur themi mbi shpinë, nuk bëhet fjalë për ndonjë shprehje figurative, por në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës.

18- vjeçari Xie Xu ka tri vite që e mban në shpatulla shokun e tij të klasës, Zhan Xhi, pasi ai është me aftësi të kufizuara dhe nuk ecën dot. Ai vuan nga distrofia muskulare, por shoku zemërmadh mendon ta “transportojë” në çdo klasë që ata kanë mësim.

“Historia e nxënësve është kaq prekëse. Të dy janë nxënësit më të mirë të klasës dhe shpresojnë të shkojnë në universitet”, ka thënë nëndrejtori i shkollës së djemve.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/