Presidenti Ilir Meta ka folur pas dhënies së autorizimit për fillimin e negociatave me Greqinë për çështjen e detit.

Në një prononcim për mediat, Kreu i Shtetit tha se deri më tani është realizuar një bashkëpunim i dobishëm.

"Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm, për të pasur një proces solid e kushtetues, por edhe tekniko ligjore për negociatat sa më të suksesshem. Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces solid nga pikëpamja kushtetuese"- tha Meta.

Meta është pyetur edhe për emrin e negociatorit te ri të shtuar në palën shqiptare, atë të Ksenofon Krisafit.

"Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur nga ana ime, pasi është një personalitet me mjaft eksperiencë në drejtësinë ndërkombëtare"- tha Meta.