Pasi mbylli përvojën 5-vjeçare në Japoni me Vissel Kobe, në moshën 39-vjeçare Andres Iniesta nuk ndalet, por nis një etapë të re të karrierës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mesfushori spanjoll, i cili fitoi gjithçka me Barcelonën dhe Spanjën, mbërriti në kryeqyteti Ras al-Khaimah, gati për të nisur një aventurë të re me Emirates Club, skuadër me të cilën do të jetë i lidhur për një sezon.Ish-it të Barcelonës iu rezervua një pritje madhështore nga tifozët vendës. Iniesta do të luajë deri në moshën 40-vjeçare, por nuk është e sigurt se do të dëshirojë të ndalet pas një viti.