"Një port i qëndrueshëm me emetim të ulët te karbonit është ai, i cili në konsultim të ngushtë me përdoruesit dhe palët e interesuara, angazhon, planifikon në mënyrë proaktive dhe punon vazhdimisht me përgjegjësi, për të siguruar prosperitetin ekonomik dhe përmirësimin afatgjatë të cilësisë së jetës në zonën e portit dhe të komunitetit urban që shërben".
Pas vitesh pune të përbashkët pjesmarrësit e projektit SUPAIR kanë përcaktuar për portet eko-të qëndrueshme, udhëzimet të cilat janë zhvilluar nga Universiteti Ndërkombëtar i Venecias (Itali) me kontributin e të gjithë partnerëve të projektit duke përfshirë edhe Autoritetin Portual Durrës APD.
Udhëzimet përbëhen nga një kornizë e përbashkët hap-pas-hapi, me strukturë dhe përmbajtje për të mbështetur Autoritetet Portuale.
Udhëzimet konsiderojnë ndërhyrjet në sektorin e energjisë të porteve, duke i grupuar ato në tri zona makro të ndërhyrjes: (1) reduktimin e konsumit të energjisë të anijeve, (2) reduktimin e konsumit të energjisë të ndërtesave dhe objekteve të portit, (3) mbështetja e operatorëve te terminaleve që investojnë në impiantet / pajisjet më pak energjitike dhe / ose burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Rezultatet e arritura dhe Planet e Veprimit të prodhuara brenda projektit do të prezantohen gjatë Workshopit të Mësimit të Ndërsjelltë që do të organizohet në Parkun Shkencor (Trieste – Itali) në nëntor të vitit 2019.
Gjatë kësaj veprimtarie do të prezantohet zyrtarisht Rrjeti Transnacional i Bashkëpunimit të Porteve të Gjelbërta Adriatiko-Joniane dhe do të promovohet zgjerimi i tij për portet e reja të interesuara të gatshëm për të përqafuar qasjen dhe metodologjinë e SUPAIR-it.
Porti i Durrësit në veçanti është i angazhuar në planin e tij të veprimit i cili fokusohet në “Rivitalizimin e Hapësirave të Gjelbërta, krijimin e zgjidhjeve miqësore me mjedisin dhe zbatimin e sistemeve multimodale të transportit. Porti i Durrësit ka marrë pjesë në takimin e rradhës, në Pire të Greqisë në qershor të 2018, duke parashtruar planin e tij të veprimit fokusuar në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e standarteve Europiane të Portit të Durrësit.
Takimi i radhës i APD pritet të organizohet në KOPER (Slloveni) në dhjetor 2018. Pjesëmarresit në Projektin SUPAIR: Autoriteti Portual i Rrjetit të Adriatikut Lindor (IT) ; Autoriteti Portual i Detit Adriatik Verior (IT) ; Autoriteti Portual i Pireut (GR) ; Autoriteti Portual Selanik (GR) ; Porti i Koperit ( SLL) ; Autoriteti Portual Durres (AL) ; Porti i Bar (MiZ).