Promovimi i vëllimit me poezi “Drita e mjegullës” të autores Myzejen Konduri bëri bashkë mbrëmjen e së enjtes me dhjetëra artdashës dhe figura të njohura të jetës politike dhe publike në Durrës.

Në këtë 70-vjetor të saj, shkrimtarja e njohur solli vëllimin më të fundit me poezi, i cili u vlerësua maksimalisht nga kritika letrare.

Myzejen Konduri është një figurë e njohur publike në Durrës dhe Shijak, vendlindjen e saj, por ja si e kujton skulptori Idriz Balani atë në fillimet e saj në botën e artit.

Autore e disa vëllimeve me poezi dhe librave për fëmijë, Konduri tregon se nuk mund të përzgjedhë se ku e gjen veten më shumë, pasi të dy zhanret janë pjesë e pandarë e shpirtit të saj artistik.

Për kontributin e dhënë në fushën e letrave, por edhe si një figurë mjaft e angazhuar publike në qytetin e Durrësit, Myzejen Konduri u nderua me dy çertifikata mirënjohjeje dhënë nga Klubi i i shkrimtarëve dhe artistëve Durrës dhe shoqata “Këshilli i paqes”.

Gjatë mbrëmjes letrare u interpretuan disa nga 170 poezitë e vëllimit poetik “Drita e mjegullës” duke dhuruar për të pranishmit emocione të bukura.

M.B.