Nga BUJAR QESJA

Më në fund arrijmë tek dera e fisme e Kaçulinëve, këtij mbiemri të famshëm, magjik, drithërues për nga vlera dhe historia. Duke u marrë me figura qendrore të qyterasi durrsake, kam hasur dhe natyrisht edhe më tutje do të has vështirësi, të cilat janë objektive dhe të shpjegueshme. Fare e thjeshtë argumenti i kësaj. Janë figura të mëdha, fise të shndritshme fisnikërie dhe me një shkëlqim të rrallë në kulturë, histori, vlera dhe gjithçka tjetër të vlefshme. Dhe para mjeshtrit të lapsit, shtrohet versioni delikat:

A mundesh ti përgjigjesh këtyre vlerave, apo të paktën ti ofrohesh, pasi këto personazhe kanë emër, kanë famë, por brenda lexohet dukshëm thjeshtësia, ajo që nuk i ka bërë ato deklarativ, të bujshëm në akomulimet e tyre të çfardo lloji?

E sfida këtu nis, e së bashku me përgjegjësinë, rritet dhe zhvillohet materiali dedikues, ku në këtë rast epiqendra është nga emrat më të njohur, më të arrira në domethëniet që rrezatojnë dhe që kurrë nuk kanë ndërmënd të të thonë: si mor burrë i dheut nuk gjeta kohë, të hedhësh në letër dy rradhë për mua! Dhe nëse nuk të shkon vetë ndërmëndje, tu përkushtohesh atyre, mos prit të të thonë për tu marrë një ditë me to.

Aurel Kaçulini! Mbiemër që është më shumë se i famshëm. Mbiemër që ka brenda sakrifica, përkushtime të atyre natyrave, që na bëjnë të gjithëve të luajmë vëndit dhe të bashkohemi në një kor të fuqishëm, ku të dëgjohet më shumë se gjithçka të paktën kjo shprehje:

-Ju faleminderit o Kaçulinë të mëdhenj, për këtë që i dhatë qytetit tuaj, vendit tuaj, kombit tuaj, vlerave të pashuara të patriotizmit dhe qytetarisë!

Stefi dhe Maria

Eh Stefan Kaçulini! Patriot i orëve të para. Njeri fort i kulturuar, duke e trimëruar më parë mëndja dhe dituria. Çfaqim një foto të 28 nëntorit 1917. Janë një grup patriotësh, të saktësuar në filtrin e dinjitetit dhe personalitetit. Aty janë edhe Agustin Serreqi, djalë teze me Stefin, Abdyl Ypi, mbase edhe Sali Nivica, e atritori të tjerë të mëdhenj. Stefi iu gjind aq pranë Hafiz Ali Podgoricës, kryebashkiakut të parë të Durrësit, personi që ngriti flamurin kombëtar në Durrës me 26 nëntor të vitit 1912. Dhe në këtë flamur të krenarisë tonë kombëtare, meritë të madhe ka edhe Maria, vajza shkodrane e lindur me 29 mars 1893, që iu gjend përkrah të shoqit, pikërisht në këtë 26 nëntor 1912.

Stefan dhe Marie Kaçulini, janë promotorë të përhapjes së gjuhës shqipe në Durrës, duke sakrifikuar shumë, por duke demostruar një patriotiyëm të kulluar, duke rrezikuar edhe ndaj atyre që nuk e dëshironin këtë gjë. Me 1916 Maria drejton të parën shkollë femërore në Durrës dhe së bashku me të shoqin Stefin, shkrijnë shtëpi e katandi. Në shtëpinë e Kaçulinëve në fillimet e viteve 20-të, hznin e dilnin emra të mëdhenj të hisotirsë dhe kulturës së kombit si Fan Noli, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi etj.

Në 47-tën Stef Kaçulini mbyll sytë përgjithnjë, duke ia lënë për jetë sytë e hapura popullit të tij, durrsakëve të tij, për ti ndërgjegjësuar për kulturë, për liri e patriotizëm. E Marie krejt e vetme vazhdoi rrugën e të shoqit, luftoi fort për emancipimin e gruas dhe të rinisë dhe veçanërisht vuri bazat e arsimit dhe mësimdhënies. Pas titullit Mësuese e Popullit, vepra dhe puna e saj çmohet në nivelet e pritshme, ku njërës prej shkollave më të mëdha të Durrësit, iu vendos emri Marie Kaçulini. Gjyshja i Aurel Kaçulinit, u largua nga jeta me 24 korrik 1970, afro 50 vite më parë. Korça mbetet historia e paharruar e Kaça mbetet historia e paharruar e Kaçulinëve për tri arsyje të thjeshta: Këtu lindi Aureli, këtu punoi radiologu i mirnjohur Zefi, i jati i Aurelit dhe u shujat frzmëmarrja e fundit e herioniës së arsimit të Durrësit Marie Kaçulinit.

Zefi

Një figurë qendrore e mjeksisë. Ai u lind në Durrës me 14 mars 1921 dhe na pikëlloi me largimin nga jeta me 25 janar 2002. Specialist në ftiziatri, duke spikatur me ekzaminimet radiologjike. I nisi studimet në Bolonja të Italisë, për ti përfunduar në fillimin e viteve 50-të në Çeki. Patologu i ri, do të specializohej për ftiziatër dhe do të bëhej nga radiologët më të njohur në Durrës. Nderi i Qytetit të Durrës, Mjeshtër i Madh, Zef Kaçulini, me 81 vitet e jetës së tij, do të përbëj ndoshta nga kapitujt më të arritura të një njeriu fisnik, shumë qytetar, me një komunikim të jashtëzakonshëm, falë kulturës së dhënë nga dy korifej historikë, prindërit e tij, të famshmit e Durrësit tonë, çiftit të paharruar të lyer me dinjitetin më të skajshëm të cilësive më të bukura njerëyore Stefan dhe Marie Kaçulini. Dhe siç do të shprehej, personazhi i materilit tonë Aureli dhe shtëpinë botuese do të titullonte Jozef, në nder të emrit dhe punës së çmuar të të jatit.

Kel Kumsi i Terezinës

Shumë me fat ky Kaçulini ynë, për të përcaktuar prejardhjen, traditën, historinë dhe dukuritë pikante të një formati jetësor si askushi. Një tjetër gjysh, por këtë herë nga nëna, i quajtur Kol Kumsi, mbetet nga monumentet, nga shkëlqimet, nga arritjet më të skajshme të kulturës shqipe. Ky është babai i nënës së tij Terezinës, që lindi me 23 shtator 1986 dhe shuajti frymëmarrjen e fundit në vitin 1960. Dhe ky Kums i artë, ishte folklorist, mësues, pedagog i gjuhës shqipe, hartues tekstesh shkollore, përkthyes, prozator, albanolog, fabulist, publiçist e redaktor, studiues pikant i gjuhës shqipe dhe traditave, hulumtues nga më të aftët në Institutin e Studimeve Shqiptare. Martuar me Gjyzepinën, shtuan familjen e tyre me dy djem Paolin dhe Karlon, si dhe nënën e Aurel Kaçulinit Terezinën.

Kur u krijua shkolla fillore në Vlorë në vitin 1915, drejtor caktohet shkodrani fantastik Kol Kumsi, ku mësues ishin emrat e njohur të arsimit Thoma Papapano, Halim Xhelo, Jani Minga etj. Punoi në komisionin e teskteve në Institutin e Studimeve Shqiptare themeluar në vitin 1940, ku bashkëpunëtorë të tij ishin të famshmit Aleksandër Xhuvani dhe Eqerem Çabej.

Është dekoruar me Urdhërin e Flamurit dhe me titullin Mësues i Popullit. Në ditëne fundit të jetës, la amanete për vayhdimin e veprës së tij voluminoze, në shërbim të përparimit dhe zhvillimit të kulturës shqiptare. Terezina Kamsi që lindi në vitin 1938, mbetet e fortë dhe krenaria e gjallë i Aurel Kaçulinit, këtij djali fajëlt e arta për të cilin i kemi rezervuar më poshtë.

Nuk mund ta harrojmë Savi Shytin

Eh mor Aurel Kaçulinit, sa me fat me të gjitha këto detaje, që nuk kanë të mbaruar dhe që autori i këtyre rradhëve, jo vetëm nuk ndjen lodhje kur i hedh në letër, por krijon burime frymëzimi, për të tentuar sadopak që këto rradhë të mbeten dhe të arkivohen në historinë e publiçistikës durrsake.

Savi Shyti! Nuk e dija, por e mësova. Dhe kur arrita ta zbuloj, falë intuitës dhe kërkimit profesional, që Savi Shyti është babai i bashkëshortes së Aurelit Entelës, fillova të qaj me lotët e kujtesës. Ky zotni i jashtëzakonshëm i Durrësit, një babaxhan i vërtetë, një njeri i pakonkuruar në xhentilesë, me cilësi korrekte nga më të veçantat, më ka lënë mua, 18 vjeçarit të dikurshëm një kujtim, që shpirti më tronditet kur e kujtoj. Dhimitër Shyti, kirurgu i njohur i Onkologjikut falë interesimit emocionues të Savi Shytit, mik i babait tim Xhafer Qesja, mori përsipër të operonte nënë time nga një tumor kërcënues për jetën. Dhe ky fëmijë 18 vjeçar, autori i këtyre rradhëve, rrezikonte të mbetej jetim. Dhe bisturia i Dhimitër Shytit me ndihmën edhe të Zotit, realizoi mrekullinë.

E shikoja rrugëve të qytetit me një motor Jaëa dhe përshëndetej nga një popull i tërë. Punonte si veteriner dhe kishte lindur vetëm për nderë. Një hemorragi e papritur na e largoi Savin tonë, këtë njeri të florinjtë të Durrësit nga jeta, duke na lënë një kujtim të shtrenjtë dhe një detyrim për të mos e harruar. Këtë po bëj edhe unë tani.

Dhe tani Aurel Kaçulini

Mbetet një portret plot ngjyrë, plot sharm, me një plastikë tërheqëse që veçon duke e treguar qartë trashigiminë. Duke u lindur në Korçë me 12 qershor 1959, kohë kur i jati shërbente në këtë Paris të Vogël, ai i rikthehet Durrësit me fuqinë, talentin dhe shërthimin e një djali ëndërrues, që kishte vendosur ta çonte më përpara atë traditë spikatëse të gjyshërve të tij Stefan dhe Marie Kaçulini, të jatit Zef Kaçulini dhe të mbetej një Kaçulin po i të tilla niveleve, duke ia rritur edhe më tej karatet e florinjta të qytetarisë këtij fisi i lindur për tu mos u harruar.

Aurel Kaçulini! Një peshë e konsiderueshme e moralit qytetar të Durrësit. Ai nuk mburret por punon. Ai e kupton fare qartë, se lartësia e emrit të fisit të tij, kërkon më shumë përgjegjësi, më shumë ndërgjegjësim, më shumë përkushtim e sakrificë, më shumë dinjitet dhe profesionalizëm dhe aftësia e profesionit i bashkëngjiten këtyre, duke përbërë atë kurorë të artë njerëzore, që quhet arti i trashigimisë. Ai mbaroi vërtet Universitetin Politeknik në Tiranë, në degën e transport dhe u përfshi aktivisht në drejtimin e Agjencisë së njohur Adriatica di Navigazione , agjencinë shtetërore Taulantia, në agjencinë Kad Tour dhe kudo mbeti faqebardhë. Një koleg i preferuar, një drejtues i aftë, një njeri ku e reja dhe novatorja ishin pjesë e artit të tij të drejtimit, një bashkëpunues befasues për të huajt, duke ia rritur nderin Durrësit dhe Atdheut të tij në këto partneritete.

Me 20 maj 1997 preka lotët dhe humanizmin e tij

Një ngjarje tragjike kishte ndodhur në Itali. Djali i Niko Kuranit dhe Verushe Myshketës, me 20 maj 1997 humbi jetën në mënyrë tragjike. Një ngjarje tronditëse dhe që shokoi oponionin qytetar të Durrësit. Ishte një pasdite me diell dhe u ulëm me Aurel Kaçulinin në një nga kalatat e portit. Në mos gaboj Kaçulini punonte me agjencinë Adriatica. Në atë kohë botoja gazetën time të përjavshme Teuta Sport. Beni njihej si notar cilësor i Teutës, po kështu Niko dhe Verushja sportistë cilësorë. Ngjarja ishte trishtuese dhe shpirti i Aurel Kaçulinit ndjente dhimbje.

-Bujar, më tha Kaçulini im. Kushtoji këtij djali në numurin e ardhshëm të gazetës tënde një faqe speciale, ta kujtojmë sepse është djali ynë, djali i durrsakëve tanë. Mos u kurse. Shpenzimet i ke nga mua. Përpiqe të bësh diçka që të na nderoj.

Dhe qante me lotët e shpirtit. Një zemër e ndjeshme. Një zemër njerëzore, po më kërkonte një detyrim human. Dhe të dy së bashku kaluam minuta të brengosura.

Kaçulini i ri gjaku dhe trashigimia i të parëve

Më pyeti dikush këto ditë.

-Çfarë ke në dorë Bujar?

-Do të shkruaj për Aurel Kaçulinin. Nuk ia kam thënë. Është natyra ime tia bëj surprizë, si shumë e shumë shkrime të tjera. I dua shumë njerëzit e mirë, njerëzit e punës, njerëzit që i kanë dhënë dhe po i japin Durrësit. Le të jetë kjo një detyrim i imi për to.

Reagimi ishte i menjëhershëm.

-E meriton. Punë të mbarë miku im!

Aurel Kaçulini hapi të parën galeri, që e quajti Galeria Jozef. Kam folur edhe unë aty, madje për Nënë Terezën. Aty janë bërë me dhjetra e dhjetra veprimtari artistike dhe kulturore, promovime, biseda, takime e gjithçka e vlefshme qytetare.

Pastaj krijoi Shtëpinë botuese Jozef. Një shtëpi botuese aktive. Aty punon vetë. Ka edhe djalin e madh Jozefin që ka mbaruar për dizain. Me të ardhurat e tij, ka fuqizuar aktivitetin dhe është në rrugë të mbarë. Në panairet e librit duken vlerat e një punë ustallarësh, me shumë vlerë. E shoqja, Entela punon si mësuese në shkollën italiane siç e quan opinioni. Ndërsa djali i dytë Aleku, studion për arkitekturë në një nga universitet amerikane.

Këtë shtëpi botuese, i ka vendosur emrin e të jatit, mjekut të paharruar të Durrësit Zef Kaçulinit.

Natyrisht ky është një biznes privat. Fiton apo nuk fiton, kjo për mua nuk ka rëndësi. Ajo që vlen dhe meriton të ndahet me lexuesit është: fitimi i tij i jashtëzakonshëm është të provokojë kulturë, të botojë libra e gjithçka tjetër të vlefshme, për të nxitur sadopak vëmëndjen për të lexuar, kulturuar, edukuar etj. etj. Ky është ushqimi më i çmuar dhe mëi vlefshëm që mund të shpërndajë Aureli ynë. Ky është fitimi i këtij fisniku dhe kalorësi të kulturës durrsake. Shumë lodhje. Shumë mundim. Shumë sakrificë. Shumë përpjekje për tia dalë. Qëllim i i njëjti: të fitojë kultura. Të fitojë qytetaria. Të fitojë tradita e hershme e çivilizimit dhe emancimit të kulturës të Durrësit tonë historik. Ky është mesazhi i Kaçulinit, që tingëllon si kushtrim i të parëve.

Dhe vjen tek ai thirrja e fuqishme nga parajsa, ku janë strehuar prej kohësh të afërmit e tij, njerëy të vlefshëm të kombit. Ai dëgjon thirrjet e Stef Kaçulinit, të Maries së arsimit, të Kel Kamsit aq përkushtues ndaj gjuhës shqipe, të Zefit aq bujar dhe qytetar i zgjedhur, e yëra të tjerë nderues për të. Ky është fitimi më i madh i Aurelit, i këtij fisniku të Durrësit, që na bën nder të gjithëve me shembullin e tij, me praktikën dhe bindjet e tij, që kudo që vendosi djersën e tij çeli atë lumturi e kënaqësi që natyrisht na gëzon të gjithëve. Aurel Kaçulini, është dhe do të mbetet edhe më tej, trashigimia i të parëve të tij, i kalorësve të tij për të qenë të etur për dituri dhe atdhedashuri. Gjaku nuk bëhet ujë, thotë urtësia. Dhe Kaçulini po e provon me jetën dhe punën e tij të jashtëzakonshme.

Premtimi i 6 shkurtit 2020

Kur Igli Goga pë bënte ” dasmën” e fitimit të Kupës së Shqipërisë, takova më Aurelin dhe biseduam pak minuta. Kam bërë publike një foto dhe aty tregoj, se në një moment të dytë, do të bëj publike se çfarë më tha ky virtuoz i kulturës dhe qytetarisë.

-Pse nuk fillon të botosh libra Bujar?

U stepa disi dhe i thashë me ton të ulët, që e kam si objektiv. Dhe pa i kërkuar asgjë, foli ashtu qetë dhe pa deklarime:

-Mos ngurro. Anën financiare do ta mbuloj unë. Publiçistika që po bën dhe përkushtimi yt, i takojnë Durrësit dhe nuk janë çështje personale të tuat.

E falenderova këtë fisnik. Veçse dua të shtoj një gjë që vlen. Nuk është kjo arsyeja që po shkruaj për Aurel Kaçulinin. Ai këtë e ka merituar me kohë. Madje jam i vonuar. Interesi ynë, është qyteti ynë. Kjo na bashkon.

Aurel Kaçulini! Djali zotni i Durrësit. Vlerë e shtuar për secilin nga ne. Nderi i asaj që kërkohet: mbajtja lart dhe ruajtja e pa cënuar, e kulturës dhe qytetarisë durrsake.

Të falem or mik, për këtë që bën!