Partia Demokratike po zhvillon protestën e rradhës para Bashkisë Tiranë.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën para bashkisë, pasi Policia nuk ka bllokuar qarkullimin e automjeteve për zhvillimin e tubimit të tyre.
Si pasojë, mbështetësit e opozitës janë përplasur me drejtuesit e makinave.
Është dashur ndërhyrja e policisë dhe e zyrtarëve të PD për të qetësuar situatën.
Kujtojmë se po ashtu si edhe në protestat paraardhëse, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.