Ferran Torres e ka përjetuar shumë keq eliminimin e Spanjës nga Kupa e Botës.

Sulmuesi i kombëtares iberike, i cili është njëkohësisht edhe “dhëndri” i trajnerit Luis Enrique, ka lëshuar akuza të forta për gjyqtarët e duelit ndaj Marokut.

120 minutat përfunduan në barazim pa gola, ndërkohë që Maroku u kualifikua falë penalltive.

22-vjeçari i Barcelonës, nuk është pajtuar aspak me gjykimin e argjentinasit Fernando Rapallini në prononcimin pas ndeshjes.

Jam i trishtuar për humbjen, nuk e meritonim eliminimin. Nuk ia dolëm t’i konkretizonim rastet e krijuara, por ndihem shumë krenar për skuadrën, nga lojtari i parë te trajneri. Nuk më pëlqen të ankohem, por kishte raste kur u përballëm me 12 kundërshtarë”, deklaroi Torres.

Lojtari ofensiv realizoi dy gola në Botërorin e tij të parë, ndërkohë që Spanjë fitoi vetëm një nga katër sfidat e zhvilluara në Katar 2022: atë ndaj Kosta Rikës (7-0) përballje ku Ferran Torres shënoi dy herë.