Pasi miratoi rezolutën anti-korrupsion pa opozitën, PS po vijon punën për ngritjen e komisionit të posaçëm në parlamentar.

Në seancën e së enjtes, në pikën 7 të rendit të ditës së punimeve të Parlamentit është ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

“Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian””, thuhet në njoftimin zyrtar nga Kuvendi, ndërsa ngritja e Komisionit bëhet me shumicë të thjeshtë votash.

Edhe pse Rama i bëri ftesë publike opozitë që të bashkojë votat si për rezolutën ashtu dhe për komisionin e posaçëm, por nga kundërshtarët politikë zgjodhën të mos merrnin pjesë në votim.

Nisma e Kryeministrit Edi Rama është interpretuar nga opozita si një tentativë e tij për të vënën nën kontroll drejtësinë e re, institucionet e saj duke nisur me SPAK e GJKKO, përmes një Komisioni të Posaçëm parlamentar.

Gjithsesi në deklaratat publike nga mazhoranca është pohuar se rezoluta dhe Komisioni i Posaçëm do të jenë një mbështetje më shumë për thellimin e reformave, duke dhënë garanci se nuk do të cënohet pavarësia e drejtësisë së re.