Mediat serbe kanë publikuar foton e ish-zyrtares së Ministrisë së Brendshme në Serbi, Dijana Hrkaloviç. Ish-zyrtarja fotografinë gjysmë të zhveshur ia dërgoi ministrit dhe kriminelëve.

Fotoja dyshohet se është bërë në zyrën ku ajo punonte, dhe shfaqet me pantallonat zbërthyer duke treguar të brendshmet.

Hrkaloviç u arrestua të premten dhe banesa e saj u kontrollua nga policia, teksa ajo është marrë dhe në pyetje.

Diana Hrkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017. Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviç – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hrkaloviç përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Mediat në serbi shkruajnë se Hrkaloviç planifikoi dhe një grusht shteti për rrëzimin e Presidentit Aleksandër Vuçiç, duke bashkëpunuar me zyrtarë të lartë.