Është përcaktuar kalendari i sezonit të ri në Formula 1. Botërori i fundit ishte i jashtëzakonshëm, me Max Verstappen dhe Lewis Hamilton që dhuruan “show” deri në xhiron e fundit të garës së fundit.Në fund pati festë për pilotin holandez të Red Bull, i cili fitoi titullin e parë në karrierë, ndërsa britaniku i Mercedes do tentojë titullin e tetë në histori (si askush tjetër) sezonin e ri.

Botërori i vitit 2022 do të fillojë me Çmimin e Madh të Bahreinit (18-20 mars) dhe gara e fundit do të zhvillohet Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe (18-20 nëntor).Në total do të ketë 23 gara, teksa Formula 1 do të zbarkojë për herë të parë edhe në Miami, aty ku Çmimi i madh do të zhvillohet më 6-8 maj.