Një ditë më parë “DurrësLajm” raportoi për një incident të regjistruar në lagjen nr.1 pranë Muzeut Arkelogjik, ku një qytetar ra nga lartësia gjatë procesit të punës, e teksa sot konstatojmë se kushtet teknike gjatë proceseve restauruese në godina të larta në Durrës nuk respektohen fare!
Ashtu siç duket në videon më poshtë, në çatinë e kësaj godine në Rrugën e Dëshmorëve, disa punëtorë po kryejnë punime pa kurrfarë elementi sigurie e mbrojtjeje, madje ata nuk mbajnë as veshjet e duhura me helmetat përkatëse mbrojtëse.
Moszbatimi i rregullave të sigurisë të cilat janë të përcaktuara në ligje dhe rregullore, çon lehtësisht në aksidente si ai një dite më parë, që në disa raste kanë përfunduar dhe me pasoja të rënda si humbje jete.
Është detyrë jo vetëm e brigadave të ndërtimit që të garantojnë siguri për jetën dhe shëndetin e punëtorëve, por edhe e instancave shtetërore që të ushtrojnë kontrolle të rrepta dhe të parandalojnë raste të tilla.





