Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim 2 persona pasi u kanë grabitur para dhe një telefon celular dy shtetasve austriakë, që kishin ardhur për turizëm në Fushë Arrëz.

“Më datë 19.08.2017,  jemi njoftuar nga salla operative e Komisariatit Policisë Tropojë, se në orën 08:30 të datës 19.08.2017, janë paraqitur dy shtetas të huaj E. T, 54 vjeçe dhe bashkeshorti K. T, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, për të bërë kallzim,” raporton policia.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se në fshatin Fierzë, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, me datë 18.08.2017, rreth  orës 23:30, këta shtetas kanë qënë duke pushuar në anë të rrugës automobilistike kur dy shtetas të paidentifikuar u  kanë marrë me dhunë  një sasi parash prej 700 euro dhe një telefon celular.

Menjëherë janë nisur forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Pukë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  Janë ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, bën me dije policia.