Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia në Bajram Curri, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje dhe në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Policia e Shtetit në Tropojë, në vijim të kontrolleve për goditjen e armëmbajtjes pa leje, kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale A. Gj., 23 vjeç, banues në Bajram Curri.