Një i ri nga Lezha është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitalin e qytetit. Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë dhe nga të dhënat e para mësohet se ndaj tij është qëlluar tre herë me armë zjarri. Një nga të shtënat i ka shkaktuar një plagë në gjoks.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës, ndërsa burime nga spitali bëjnë të ditur se shtetasi i plagosur quhet Egzon Gega. Për momentin nuk ka më shumë të dhëna për ngjarjen, ndërkohë forca të shumta policie janë duke hetuar për zbardhjen e saj.