Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”.
I plagosuri, ende i paidentifikuar është transportuar në spital për ndihmë të spicializuar.
INFORMACIONI PARAPRAK
Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.
Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.