Një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se i plagosuri, shtetasi Ergyst Shtylla 40 vjeç, është në reanimacion. Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një prej lokaleve në qendër të qytetit. Policia po sheh kamerat e sigurisë pë të bërë të mundur identifikimin e autorit.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje apo identiteti i personave të përfshirë në konflikt. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, shtetasi E. Sh. 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i pa indetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.