Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Rinasit. Burimet bëjnë me dije se policia e Tiranës kishte informacion se një person ishte i armatosur që po qarkullonte në afërsi të Rinasit.

Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët e Tiranës organizuan operacionin për kapjen e tij. Në momentin që efektivët i afrohen, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.

Fatmirësisht nuk ka efektiv të lënduar. Pas kësaj policia ka arrestuar autorin. I riu është person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është Klajdi Buza, i arrestuar edhe në vitin 2022, pasi lëvizte me armë në rrugët e Krujës.