Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi kishte qëlluar me armë zjarri në ajër në plazhin e Zvërnecit.

Policia bën me dije se 43-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 23nëntor 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

43-vjeçari më datë 22.07.2021 ka qëlluar me armë zjarri në ajër në plazhin e Zvërnecit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.