Policia e Durrësit njofton se ka shpallur në kërkim një person, i cili gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka qëlluar me armë zjari.

Durrës/ Më datë 10.08.2021, në orën 01:45, në autostradën Durrës-Tiranë, një person ende i paidentifikuar i cili qarkullonte me automjet dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.”, thuhet në informacionin paraprak të burimeve zyrtare.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.