LONDER– Të dhënat e tij janë më të mira se të një polici. Visco është shpallur qeni më i mirë i policisë britanike, pasi ka çuar në pranga plot 142 persona gjatë vitit 2012. Visco ka arrestuar të paktën një kriminel çdo tre ditë për policinë e Staffordshire, duke kaluar kështu çdo konkurrent të tij.

Qeni i zgjuar dhe i shoqërueshëm dhe mbajtësi i tij, Matt Holdin, janë partnerët më të suksesshëm për vitin 2012.

Dyshja është formuar në vitin 2009, pasi Visco u importua nga Gjermania dhe që prej atëherë ata kanë punuar së bashku, duke u mbështetur në aftësitë e njërit- tjetrit për të kapur kriminelët.