1.3 milion euro të fshehura në njërën nga gomat e makinës, 13 kg kokainë, armë, 40 mijë euro kesh dhe 3 shqiptarë të arrestuar.
Ky është rezultati i një aksioni të ndërmarrë nga policia e Amsterdamit, Hollandë për të goditur trafikun e drogës në këtë vend.
Sipas medieve hollandeze, paratë e fshehura në një nga gomat e makinës me të cilën udhëtonin shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë nuhatur nga qeni i policisë.
Ka qenë qeni, i stërvitur për të gjetur paratë e fshehura, që ka orientuar policët të gjenin sasinë e madhe të eurove, të fshehura me mjaft kujdes.
Policia hollandeze arrestoi 32 vjeçarin shqiptar që drejtonte automjetin dhe më pas ushtroi kontroll në një shtëpi në lagjen Albert Metzhorf në Amsterdam.
Aty ata gjetën 13 kg kokainë, armë dhe 40 mijë euro kesh.
Në shtëpinë ku u ushtrua kontrolli u arrestuar një 20 vjeçare shqiptare, ndërkohë që një shqiptar 36 vjeçar që tentoi të largohej nga dera e prapme bashkë me sasinë e kokainës u vu në pranga.
Mbi tre shqiptarët rëndon akuza e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.