Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Indonezi, ku paspërleshjeve brenda fushës së futbollit, humbën jetën qindra persona. Në reagimin e bërë, Infantino thotë se bota e futbollit ishte në gjendje shoku pas ngjarjes së ndodhur.

“Bota e futbollit është në gjendje shoku pas incidenteve tragjike që kanë ndodhur në Indonezi në fund të ndeshjes mes Arema FC dhe Persebaya Surabaya në stadiumin Kanjuruhan.

Kjo është një ditë e zezë për të gjithë të përfshirët në futboll dhe një tragjedi përtej të kuptuarit. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave që humbën jetën pas këtij incidenti tragjik.

Së bashku me FIFA-n dhe komunitetin global të futbollit, të gjitha mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat, ata që janë lënduar, së bashku me popullin e Republikës së Indonezisë, Konfederatën e Futbollit Aziatik, Shoqatën e Futbollit Indonezian dhe Ligën e Futbollit Indonezian, në këtë kohë të vështirë”, thuhet në deklaratën e presidentit të FIFA-s.