Politikani më i fuqishëm në Rumani përfundon në burg

27/05/2019 - 20:09

Politikani më i fuqishëm në Rumani, Liviu Dragnea është burgosur me 3 vite e gjysmë burg nga Gjykata Supreme e vendit. Vendimi për burgosjen e tij, erdhi menjëherë pasi partia e Dragnea pësoi humbje në zgjedhjet e BE. Gjykata Supreme e Rumanisë ka mbështetur vendimin e një gjykate vendore duke hedhur poshtë kërkesën e apelit të Dragneas.

56 vjeçari Dragnea, kishte apeluar verdiktin e vitit 2018 për ndikimin në një konkurs pune ku ai kishte favorizuar dy gra që ishin anëtarë të partisë së tij. Dragneas iu është mohuar e drejta për të qenë kryeministër për shkak të akuzave se ka manipuluar zgjedhjet. Ndërkohë ai konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Rumani dhe si njeriu që udhëheq me kryeministrin Viorica Dancila. Ai pritet të futet në burg 24 orë pas vendimit të sotëm. Ndërkohë partia e tij PSD, ka pësuar humbje edhe në garën për Parlament Evropian.  Pas Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, Dragnea është lideri i dytë në vendet e Ballkanit që dënohet nga një gjykatë vendase.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendimi i Malit të Zi për të mos hapur kufijtë për qytetarët serbë është “politik”.

Vetëm 5 raste të reja me koronavirus  u konfirmuan sot në Greqi, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Greqia ka publikuar listën me 29 shtete që do të hapë kufijtë për turizëm duke filluar nga 15 qershori.

Janë rritur në mënyrë drastike rastet dhe viktimat nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Deri para Luftës II Botërore kur nazistët vranë rreth 97 përqind të hebrenjve që jetonin aty, Selaniku njihej si “Jeruzalemi i Ballkanit”

Pas deklaratës së djeshme të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë se “ata që pretendojnë se janë djepi i kulturës, du

Serbia bën një hap përpara drejtë rikthimit në normalitet!

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka vendosur për ta shkarkuar Sulejman Re

Lidhja e Biznesit të Veshjes së Gatshme Greqi i bëri sot thirrje qeverisë greke të hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe M

Ish- kryeministri maqedonas, Zoran Zaev kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 5 korrik.