Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, mund të vizitojë në shtator serbët e Kosovës. Ai pritet të vizitojë Banjsken, Mitrovicën e Veriut dhe Qendrën e Kosovës, komunën e banuar me serbë, Gracanicën.

Kjo vizitë po planifikohet që Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç t’i vizitojë serbët e Kosovës, pasi Lista Serbe është në panik se do t’i humbë zgjedhjet në Kosovë.

Serbët që jetojnë në Kosovë janë të zhgënjyer shumë ndaj Listës Serbe për politikat që ka ndjekur.