Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama bën me dije se 128,392 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.

Kreu i qeverisë shton se bonusi i bebes është dhënë në kuadër të programit universal të mbështetjes për çdo të porsalindur.

Rama thekson se dhe njëhër se sa para përfitojnë të porsalindurit; 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

Bonusi i bebes zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik.

Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit.

Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës.