Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar sot për gazetarët vendimin e dhënë dje nga GJKKO, e cila thirri si dëshmitar në procesin e tij gjyqësor, si dëshmitar, kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se Rama është kërkuar që të jetë i pranishëm në procesin ‘Partizani’, pasi ky i fundit sipas tij ka 12 firma në vendimin në fjalë për privatizimin e këtij kompleksi.

Ai tha se kurrë nuk kishte firmosur kundër një vendimi të kryetari bashkie. Berisha shtoi se Rama siç duket ia kishte venë syrin, duke ia ndryshuar projektit destinacionin.

“Mezi pres përballjen. Madje them që të vijë më herët. Përballjen e kërkoj dhe e kam kërkuar me Ramën. Ai është njeriu që ka një aferë të rëndësishme, pasi ka ndryshuar destinacionin, pasi asnjë prej pronarëve se ka kërkuar. Përveç Oltit. Mund ta gjej nëpër arkiva atë.”, tha Berisha.