Kryeministri Edi Rama ishtej këtë të mërkurë në Vorë dhe Kashar, për të inspektuar nga afër ndërtimin e tre fabrikave të reja me mbështetje nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se ky është një projekt që financohet përmes programit IPARD, të cilat janë pjesë e gjeneratës tjetër të pionerëve të zhvillimit ekonomik e bujqësor të Shqipërisë, që do të hyjnë së shpejti në prodhim duke i dhënë një shtysë të re përpara punësimit cilësor, eksporteve dhe sigurisë ushqimore të vendit.

Ndër të tjera në këtë inspektim Rama është njohur me detaje në lidhje me funksionimin e këtyre fabrikave.