Kryeministri Edi Rama ka evidentuar disa prej bashkive më problematike sa i takon menaxhimit të mbetjeve.

Në një takim me kryebashkiakët dhe prefektët, kreu i qeverisë përmendi edhe disa bashki problematike si ajo e Elbasanit, Durrësit, por edhe e Kamzës.

Ndërkohë që bashkitë që sipas Ramës kanë dhënë shembuj pozitiv në trajtimin e mbetjeve janë Lezha dhe Korça.

“Shqiptarët nuk janë quajtur asnjëherë pisanjosë në shtëpitë e tyre. nëse një problem ngelet një kategorie e qytetarëve që se shohin si shtëpinë e tyre vendin dhe i hedhin plehrat rrugëve, kjo është detyrë e kryetarit të bashkisë. Ne nuk mund të bashkëjetojmë me turpin e pisllëkut. Është e patolerueshme, e papranueshme dhe që bashkitë mos të vendosin një fond aty për mos të lënë pirgje me plehra. Duhet vullnet dhe miradministrim. Sikur askush mos ta kishte bërë, mbase do të thoshim; ka diçka tjetër. Shkoni në Lezhë, ua sugjeroj praktikisht dhe shikoni plazhin, qytetin, po të doni shihni dhe zonat rurale dhe shkoni gjeni një vend depozitimi ilegal apo pirgje që rrinë aty me javë, dhe shkoni kur është sezoni turistik, kur shumëfishohen gjërat. Ky është vullneti dhe miradministrimi. Bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja. E ka ndarë mënjanë për respektim për veten që nis nga pastërtia. Një buxhet që i përgjigjet nevojave. Sdo gjeni nje cope leter ne rere. Shko në Korçë dhe gjeni plehra. Asgje! Shkoni atje dhe gjeni një bashki, që në vend që të shkojë te pika fundore, i hedh në mes të lumit siç ndodh me bashkinë e Elbasanit, Durrësit, Kamzës apo dhe që ka krijuar një destinacion allasoji atje. Vetëm emri i mungon, pasi ata në Kamzë i vinin emra global destinacioneve. Si nuk i kanë venë asaj grope toksike emrin ‘green pease’. Kur shkohet në pikat fundore bie sasia. Pse bie? Sepse zakoni shumëvjeçar i fatlumit fiktiv të tonelatave nuk është zhdukur nga territori i Shqipërisë. Me venddepozitime ilegale politike për interesa personash dhe vijnë vërdallë nga një anë janë bërë investimet më të mëdha se ndonjëherë tjetër dhe për plehrat, edhe për ujin. Për ujin do flasim javën tjetër. 800 mln euro ka investuar kjo qeveri bashkë me donatorë. Ata nuk i sjellin dhuratë, por janë fonde të këtij populli. Humbjet në rrjet dhe trajtimi i sektorit të ujit si sektor punësimi nëpër ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrim rroga kot, ndërkohë që çdo vit rritet borxhi i bashkive, është bërë rutinë.”, tha Rama.