Në një takim me drejtuesit vendor për masat e marra dhe për ato që duhen marrë për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, Kryeministri Edi Rama është ndalur të kritikojë kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sako për mënyrën sesi bashkia bregdetare ka menaxhuar situatën me vatrat e zjarrit.

Rama i tha Sakos se fakti që po ja kalojnë në menaxhim bashki si Berati dhe Fieri është e rëndë për të.

“Ne jemi dhe një vend ekspertësh, me këtë numrin e ekspertëve që ne kemi duhet të na jepnin të gjithë seksionin e konsulencave që të asistonim BE për zgjidhjet e menjëhershëm. Biles ekspertë nga shtëpia, me celular ta japin zgjidhjen që thua si ka mundësi kaq e lehtë të jetë zgjidhja. Pro gjërat janë pak më të ndërlikuara sesa duken.

E lavdërova me të drejtë Durrësin për pastrimin por nuk mund të them të njëjtën gjë për reagimin ndaj zjarreve. Puna ee bashkisë së Durrësit për pastrimin është shembullore në vijë brgdetare të Durrësit. Edhe Kavaja po ashtu. Por për sa I përket reagimit në rastet e zjarreve, atëherë nuk kemi ça t’i themi Beratit apo Fierit. Dhe ne të dy që jemi durrsakë të na i kalojë Berati dhe Fieri është pak e rëndë. Për ty është pak më e rëndë në fakt se unë i kam ca rrënjë në Berat dhe mbahem, por për ty që je 100% nga moma dhe nga baba durrsake është problem. Kshuqë duhet të organizoheni. Ishalla s’ka tjetër ser në Durrës ishte risi kjo”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se muaji Gusht do të jetë shumë sfidues përsa i përket situatës së zjarreve në vend.