Kryeministri Rama gjatë mbledhjes që po zhvillon me kryetarët e bashkive në vend, është ndalur gjatë në pjesën e menaxhimit të mbetjeve.

Rama tha se asnjë buxhet nuk do të kalojë në rast se nuk parshikon fondin e pastrimit.

“Asnjë buxhet i asnjë këshilli bashkiak nuk do të kalojë, në rast se nuk do të jetë parashikuar sipas kostimit për të cilin qeveria do të punojë për ju, pastrimi. Ministrja do të jetë vetë në mbledhjet e këshillave bashkiakë dhe do të ishte mirë që kryetarët e bashkive të mos e marrin hapin që të çojnë një buxhet ku pastrimi të mos jetë parashikuar. Edhe sikur i gjithë buxheti të duhet për pastrimin, do të shkojë për pastrimin”, tha Rama