Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar, pas vizitës së djeshme të kryeministrit Edi Rama në Pukë, disa foto që i kanë mbërritur me mezazh në profilin e tij në Facebook nga qytetarët.

Në foto shfaqet kryeministri Rama me përfaqësues të tjerë të PS, deputetë dhe krerë të institucioneve lokale duke konsumuar ujë në një mjedis që duket si lokal.

Sipas Berishës, Rama ndodhet në Luf, në lokalin e Arben Frrokut. Ish- kreu i demokratëve shtron pyetjen nësë kryeministri “diskuton vrasjen e komisarit Dritan Lamaj”.

“Në Luf, takim pune në lokalin e Arben Frrokut. Diskuton vrasjen e komisarit Lame?!?! sb”, shkruan Berisha përbri fotove.